Rama-drejtoreshës së shkollës: E ke namin e shtrigës gjithandej

153

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” njoftoi hapjen e shkollës së re “Hasan Koçi” në Durrës, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

Rama theksoi se godina ka kushtet e një shkolle si në çdo qytet të Evropës.

I shoqëruar nga ministri për Rindërtim Arben Ahmetaj, Rama ka ndjekur nga afër përfundimin, përshtatjen në klasa të fëmijëve si edhe ambientet e shkollës.

Ndërkohë kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me drejtoreshën e shkollës, për të cilën u shpreh: “Je një shtrigë t’i, të ka dalë nami gjithandej që je shtrig”, tha Rama.