Pronari i një agjencie reklamash në Izmir, vazhdonte të pinte kafenë e tij në zyre megjithëse tërmeti po shkundette gjithë vendin.

Zyrat e tij ishin në katin e pestë të një ndërtese 8-katëshe, por zotëria as që e ka marrë mundimin të dalë nga ndërtesa por është kthyer të pijë kafenë e tij.

Për më shumë ndiqni videon më poshtë:

Kujtojmë, që më datë 30 tetor, një tërmet me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në detin Egje, 17 km larg brigjeve të qytezës Seferihisar të Izmirit, në orën 14:51 me kohën lokale. Epiqendra e tërmetit ishte 16,54 km në thellësi të detit.

Autoritetet zyrtare turke bënë me dije të hënën pasdite se numri i të personave që kanë humbur jetën si pasojë e tërmetit, është rritur në 91 dhe ai i të plagosurve në 994.