Zgjohem para saj sepse…! Si është mëngjesi i Albanit dhe Çiljetës? Portieri tregon marrëdhënien me këngëtaren

144

Portieri i njohur Alban Hoxha ishte i ftuar sot në ‘Wake Up’ ku foli për raportin me të birin, por edhe marrëdhënien me Çiljetën.

“Kjo është një zgjedhje që nuk duam të bëjmë publike, janë gjëra personale. Kështu që nuk kemi çfarë ndajmë me publikun.

Unë u zgjova i pari sot. Stërvitjen e kam herët në mëngjes, kështu që duhet të çohem herët, përveç asaj pjesës që nuk mund të ngrihesh në minutën e fundit dhe të shkosh në stërvitje”, tha Albani.

I pyetur me shaka nëse ja bën ai kafen e mëngjesit Çiljetës, portieri u përgjigj: “Jo jo, deri të kafja jo. Unë çohem pi kafen te lagja, nuk bëj zhurmë kur çohem herët, që mos e bezdis”.