Agron Llakaj fitoi disa javë më parë betejën me Covid-19, së bashku me bashkëshorten e tij, Kostandinën.

Aktori rrëfeu se sëmundja kishte qenë relativisht e moderuar për ta dhe se ja dolën mbanë falë mjekëve e kujdesit të vajzës së tyre, Alkidës.

Ndërkohë ditën e sotme Llakaj i ka bërë një dedikim mjaft romantik bashkëshortes së tij për 60-vjetorin e saj. Agroni ka publikuar në Instagram një foto me bashkëshorten, ku të dy shfaqen përkrah nipave e mbesës së tyre.

Aktori i humorit është shprehur se këtë vit ata nuk munden të festojnë ditëlindjen e Kostandinës siç duhet, por ndihen plot duke pasur njëri-tjetrin pranë.“E si mund te filloj Dhjetori ndryshe?! Ne ditelindjen tende shume urime zemre,e dashur Kostandina !

Per buqete zgjodha kete foto ,kane gjithe freskine dhe bukurine e luleve me arome biri…,Adea,Teos dhe Brus . Gezofsh dhe per 100 ! Nuk festojme dot sic do deshironim…,por do pime dolli zemre e dashurie…,le te dehemi ! Gezuar Kostandina 60 vjetorin!”, shkruan Llakaj.