Nga janari me vizë në Angli, ja se çfarë duhet të dini më përpara

Nga një janari të gjithë shtetasit e huaj, duke përfshirë edhe ata të Bashkimit Evropian, që duan të punojnë në Britaninë e Madhe do të duhet të aplikojnë për vizë.

Aplikimet do të jenë online dhe do të gjykohen në bazë të një sistemi pikësh.

Pikët do të jepen në bazë të ofertës së punës, në nivelin e duhur të aftësive në një profesion të kualifikuar, njohuri të gjuhës angleze dhe nëse aplikantët përmbushin një pagë prej të paktën 25,600 paund.

Viza nuk do tu nevojitet vetëm irlandezëve, pasi Britania e Madhe dhe Irlanda janë pjesë e një marrëveshje të përbashkët të lëvizjes.

Qytetarët e vendeve te Bashkimit Europian do të kenë mundësinë të lëvizin lirshëm nga drejt Britanisë së madhe dhe anasjelltas, deri me 31 dhjetor të këtij viti.

Pas këtij afati hyjnë në fuqi rregullat e reja për shkak të daljes së Mbretërisë së Bashkuar nga Unioni.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...