Mesohet se qeveria dhe vete kryeministri Rama i kane refuzuar keshillat e eksperteve te komitetit teknik te cilet kishin thene per te mbyllur vendin gjate fundjaves.

Sugjerimi i Komintetit Teknik te Eksperteve ishte qe te mbyllej vendi ne fundjave qe prej ores 22:00 te se premtes e deri ne 06:00 te se henes, por gje qe nuk ndodhi e qe pritet te ndodhi fundjaven qe vjen.

Mirepo ky refuzim ngre ne vetvete disa pikepyetje mbi menaxhimin e situates se pandemise duke marre parasysh se këshillat e Komitetit të Ekspertëve ,sipas kryeministrit janë ata që vendosin për çdo masë të marrë apo për protokollet e trajtimit mjekësor.

Keshtu sipas sugjerimit të Këshillit të Ekspertëve duhej të ndalohej lëvizja e qytetarëve nga ora 22: 00 e së premtes deri në orën 6: 00 të mëngjesit të së hënës dhe gjatë kësaj periudhe duhej të lejoheshin vetëm emergjencat, lëvizjet për arsye shëndetësore apo të domosdoshme, për të cilat duhet aplikim në e-albania.

Në pikën e dytë të kufizimeve parashikohej ndalimi i aktiviteteve tregtare nga e premtja në mbrëmje deri mëngjesin e së hënës, përveç farmacive, marketeve dhe dyqaneve ushqimore.

Ndërsa në pikën e tretë sanksionohet mbyllja e aktiviteteve si bare dhe restorante prej orës 10:00 të mëngjesit të së premtes deri mëngjesin e së hënës, përveç shërbimit “delivery”, i cili do të vijojë të funksionojë.