Konspiracionisti Alfred Cako ka komentuar në emisionin “E Diell” historinë e flamurit shqiptar.

Sipas tij, flamurin e ditës së Pavarësisë nuk e ka qëndisur Marigoja, por është dhuratë nga Austro-Hungaria, ndërsa Marigoja qëndisi flamurin e përvjetorit të parë në 1913.

“Ka debat. Marigoja ka qëndisur flamurin e vitit të parë të përvjetorit të vitit 1913. Eqrem Bej Vlora tregon tjetër gjë, thotë që flamuri është sjellë nga Korfuzi.

Ka shumë kujtime të rëndësishme. Mendimi im është që shpurja e Ismail Qemalit, i cili u përcoll nga Austro –Hungarezët, të cilët e bekuan Ismail Qemalin.

Ismaili i trishtuar kur po largohej nga ministri i jashtëm i Austro-Hungarisë, ai po kalonte me ushtarët e tij dhe Ismaili ishte i mërzitur dhe i ka thënë më ke dhënë një flamurë por nuk kam shkop ku ta mbajë. Ai i tha që shkopi i flamurit shqiptar janë bajonetat tona”, tha Cako.

/newsbomb/