“Po bën rrush e kumbulla taksat e shqiptarëve”- Jorida Tabaku i numëron Ramës…

84

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka numëruar kryeministrit Edi Rama gjyqet e humbura në arbitrazh, për të cilat ai duhet t’i paguajë me taksat e shqiptarëve.

- PUBLICITET -

Teksa poston videon ku Rama thotë se Shqipëria nuk ka humbur asnjë gjyq dhe nga ana tjetër shkrimin e “Der Standard” që ‘Pas gjyqit me Becchettin nis konfiskimi i pasurive të Shqipërisë në Austri’, Tabaku thotë se “sot shqiptarët do t’i paguajnë 100 mln euro Becchetit,

firmës AKTOR do t’i paguajmë nga taksat tona 44 mln euro dhe ndoshta arbitrazhi Akërnisë mund të shkojë në 110 mln euro.”Sipas Tabakut qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta dhe se nuk e pëlqejnë një kryeministër që gënjen çdo një në dy fjalë që lëshon.

- PUBLICITET -