Muajin e kaluar Arbana dhe Eduarti u bënë me një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë, Diell dhe pas të cilit janë përkushtuar gjithë kohën.

Mirëpo Arbana sot na ka treguar se ka nuk e ka mbyllur me kaq, përkundrazi ajo shprehet se ka dëshirë t’i bëjë me një motër ose vëlla tjetër Jonin dhe Diellin. Arbana dhe Edi janë gati për një fëmijë të tretë dhe siç shprehet: Me 3 fëmijë bëhesh prind.

Pavarësisht se dy fëmijët nuk i lënë pak kohë për veten e saj dhe ankohet gjithmonë për këtë pjesë, Arbana duket se e ka me shumë dëshirë familjen e madhe.

E tani pas dy çunave, i urojmë moderatores të bëhet me një vogëlushe.