Topalli nxjerr shifrat/ Mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2019-ën

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli dhe drejtuesja e Lëvizjes për Ndryshim, ka publikuar shifrat e shqiptarëve që kanë përfituar leje qëndrimi në vendet e BE në vitin 2019.

 

Duke iu referuar Eurostat, Topalli deklaron mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në vendet e BE dhe Shqipëria llogaritet si vendi i 11 në botë për azilkërkuesit.

 

Ajo thekson se nga këta, 22 mijë shqiptare morën leje për bashkim familjar, mbi 123 e 600 shqiptarë përfituan leje për arsye të punësimit, mbi 2200 për studime dhe mbi 15 mijë për arsye të tjera siç është edhe azili.

 

“Mbi 60 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE më 2019, përfituesit e 11 në botë

 

Për vitin 2019 sipas të dhënave të Eurostat morën leje qëndrimi në BE 60 mijë e 259 shqiptare, duke u renditur kështu të 11-tët në rang global me numrin e lartë të leje qëndrimeve të përfituara, ndër të gjitha shtetet e botës jo BE.

 

Të dhënat tregojnë se mbi 22 mijë shqiptare morën leje për bashkim familjar, mbi 123 e 600 shqiptare përfituan leje për arsye të punësimit, mbi 2200 për studime dhe mbi 15 mijë për arsye të tjera, ku përgjithësisht përfshihen azilkërkuesit”, shkruan ajo në rrjetet sociale krahas tabelës së Eurostat.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...