Jul Deda vë në siklet Mirela Milorin…

Një mbiemër i rëndësishëm, i njohur, publik, artistik apo me pushtet mbart në vetvete shpesh edhe anët e panjohura.

Hera herës familje të njohura apo të famshme mund të kenë raporte të vështira, të ndërlikuara mes tyre, ashtu si jo pak herë prindër të famshëm, personalitete publikë në jetën artistike, politike, por jo vetëm, dinë të jenë udhëzues profesionalë dhe shpirtërorë të fëmijëve të tyre që zgjedhin të ndjekin gjithashtu rrugën e personave publikë, të ndikuar ose jo nga prindërit e tyre.

Për të folur mbi peshën e trashëgimisë së mbiemrit publik, ndikimin e prindërve të njohur në jetën dhe zgjedhjet e tyre, dhe raportin mes tyre, në emisionin “Historia ime” ka qenë një panel mjaft interesant me të ftuar nga fusha të ndryshme.

Jul Deda, Elton Deda dhe Ardit Roshi kanë treguar gjatë për raportin me prindërit e tyre të famshëm dhe sa ka ndikuar ky fakt në jetën dhe profesionin e tyre.

Në momentin kur moderatorja Mirela Milori i pyeti nëse ata kanë pasur përfitime nga të qenurit fëmijë e të famshmëve, biseda u kthye mjaft komike. Jul Deda i kërkon publikisht Mirelës lekët e emsionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...