Arrestohet hajduti në Shkodër, kishte kryer disa vjedhje

Policia e Shkodër ka vënë në pranga një 23-vjeçar, i cili akuzohet se kishte kryer disa vjedhje. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se është arrestuar K. F., 23 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër.

Lidhur me vjedhjet është proceduar në gjendje të lirë D. K., 18 vjeç, banues në Shkodër. “Veprimet hetimore për këta shtetas u bënë pasi në fshatin Dajç, më datë 23.11.2020, është konstatuar e vjedhur banesa e shtetasit B. Gj. Në vijim të punës hetimore,

në banesën e shtetasit D. K. u gjetën dhe u sekuestruan orenditë shtëpiake dhe një armë gjahu çifte që shtetasi B. Gj. e mbante me leje, të cilat ishin vjedhur nga shtetasi K. F”, njofton Polica.

Po ashtu i riu akuzohet se “Në lagjen “Tre Heronjtë”, më datë 03.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit L. M.; Në fshatin Grude e Re,

më datë 16.102020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit Gj. N.; Në lagjen “Vasil Shanto”, më datë 28.10.2020, ka vjedhur vlera monetare në banesën e shtetasit M. A.”.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera të ndodhura në qytetin e Shkodrës, në të cilat mund të jenë përfshirë këta persona.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...