Arbana Osmani hap garderobën/ Zbulon fiksimin e Eduardit

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë padyshim një ndër çiftet më të pëlqyera dhe më të komentuara në mediat rozë. Ata janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shpeshherë na tregojnë se si e kalojnë jetën e përditshme.

 

Sot Arbana ka hapur garderobën e Eduartit dhe ka treguar fiksimin e tij për kapelat me kuaj. Në videon e publikuar në instastory, vihet re se Eduarti ka disa kapela njësoj me ngjyra të ndryshme dhe moderatorja e pyet se si mundet të ndodhë kjo gjë.

Më pas partneri i saj nxjerr nga dollapi edhe një palë çizme dhe tregon se ato i ka përdorur në ditëlindjen e aktorit Bes Kallaku. “Kam për të shitur edhe një palë këpucë Guçi, i kam përdorur njëherë te ditëlindja e Bes Kallakut dhe nuk më bëjnë punë më”, thotë ai.

 

Ndërkohë, Arbana shkruan krahas videos: “Bes Kallaku ti shes, apo do i blesh ti? Të paktën të nxjerr lekët e mia”.

 

TE TJERA

spot_img