Kryeministri Edi Rama mungoi në seancën e sotme plenare, e cila përkon me 1 vjetorin e tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit 2019.

Abcnews.al raportoi se Rama u nis bashkë me ministrin Ahmetaj për në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha ka zbuluar edhe qëllimin e kësaj vizite, e cila sipas tij lidhet me vaksinimin e Ramës kundër koronavirusit.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se Rama shpenzoi 200 mijë euro për të shkuar me charter në Emirate ku do të vaksinohet.