Qe në mëngjes publikoi VIDEO-MESAZH për tërmetin, Rama merr Arben Ahmetaj dhe largohen nga Shqipëria

112

Kryeministri Rama dhe ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj nuk ndodhen në Shqipëri, në një kohë kur sot kujtohet 26 Nëntori trag jik i një viti më parë, që i mori jetën 51 personave.

Mësohet se Rama bashkë me ministrin Ahmetaj kanë udhëtuar drejt Dubait dhe nuk ndodhen në Shqipëri.

Arsyeja e vizitës së kreut të qeverisë dhe ministrit të Rindërtimit nuk bëhet ende e ditur, por mendohet se ka lidhje me ndihmën që Emiratet e Bashkuara i dhanë vendit tonë për tërmetin tragjik.

Ndërkohë, në punimet e Kuvendit sot, Rama është thirrur për interpelancë nga deputetët e opozitës. Në vendin e tij sot do të flasë ministrja Manastirliu. Mëngjesin e sotëm kreu i qeverisë ka publikuar një video-mesazh përmes të cilit rrëfente gjithë momentet pas tërmetit tr agjik të 26 Nëntorit.