Makina doli nga rruga dhe u kthye përmbys, humb jetën zyrtari i lartë shkodran/ Dy të tjerë janë në gjendje të rëndë

736

Një ak sid ent i rëndë ka ndodhur në Iballë të Pukës. Ndahet nga jeta Mark Ndou, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër.

Mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke berë që Ndou të humbë jetën. Dy shtetas të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Tiranës.

Mark Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik.

Prej 7 vitesh ishte në krye të Inspektoriatit të Pyjeve ndërsa më përpara ka qënë edhe anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës, nën siglën e Partisë Socialiste të moderuar PSM.