Gazetari Artan Hoxha pasi përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e tij të shumtë detaje nga lufta e tij me koronavirusin.

Hoxha shkruan se teksa pa koncertin e Ansamblit, të cilën e quan tallava, iu kujtuan dy këshilla që i dhanë mjekët.

Fakti që mjekët me të cilët ishte konsultuar ai, i kishin ofruar shërbim mjekësor edhe në shtëpi dhe ‘doza relaksi’, Hoxha shton se këto kanë qenë fjalët më të mira që ka pasur nevojë të dëgjonte ai, gjatë kohës që ishte i sëmurë.

“Prandaj gjithnje eshte mire ta keni kontaktin e nje mjeku të familjes në fazen e pare. Nje mjeku qe te pergjigjet në kohe, qe të udhezon, qe te pergatit per cfare vjen pas, qe te kontakton fizikisht qofte dhe 5 minuta në kembe dhe te largon panikun…,”- shton ai në fund.

Shkrimi i plotë

Ndersa shoh kete tallavane e shemtuar, te organizuar prej propagandes zyrtare, nga ballkonet e spitalit anti-COVID-19 “Shefqet Ndroqi”, ku te semure te deshperuar i kane dhene fund jetes, pasi nuk i kane duruar dot dhimbjet, me vijne ndermend dy keshilla te mjekeve. Merre me qetesi dhe largo panikun… Lodhja mendore dhe paniku, qe te shkakton Covid-19, jane me te demshme dhe me te frikshme se vet virusi.

Nga momenti qe dyshova se kisha simptoma te COVID-19, edhe pse te lehta, veprimi i pare qe bera, eshte konsulta me mjekun e familjes. Mes shume mjekeve qe njoh per shkak te profesionit, perzgjodha dy miq tek te cilet kam besim jo vetem ne anen profesionale, por me shume ne anen njerezore.

Dy mjek nga ata qe i njohin vetem ne lagjen apo kliniken e vet ku sherbejne, qe te pergjigjen jo thjeshte ne telefon, por duke te ofruar konsulte ne banese ne cdo ore te dites apo nates. Se pari mora doktor Bardhin(Bardhyl Toka), shefin e qendres shendetesore, në lagjes Shkoze…Udhezimet dhe mjekimi paraprak i tij, ishte me shume se nje mjekim për mua.

Mesazhet, telefonatat ore e pa ore, në varesi të perparimit të virusit, ishin nje kurajo per mua se do ta kaloja semundjen…Mjeku tjeter, mik i familjes, qe i drejtohem sa here kam probleme shendetesore ose analiza për të kontrolluar, doktor Aurel Zaimi, Gastrohepatolog, ishte keshilltari dhe psikologu personal i familjes… Fjala e tij ishte nje doze relaksi ndersa dhimbjet e semundjes perparonin…

Me shume se keshillat apo udhezimet për kurimin mjeksor, pervoja personale, se si ai e kishte perballuar covid19, dhe gjakftohtesia qe duhej të ruaje sepse virusi po ndiqte ciklin e vet, me jepnin shprese dhe besim se gjithcka do te kalonte…Dhe ashtu ndodhi…Sot jam në nje tjeter beteje të jetes, riaftesimin për tu kthyer në normalitet…

Gjithsesi halli me mesoi, se nuk me hyne në pune, kontaktet e mjekeve vip, ata ishin ose te pakapshem, ose te padisponueshem, sigurisht edhe te justifikuar…Prandaj gjithnje eshte mire ta keni kontaktin e nje mjeku të familjes në fazen e pare. Nje mjeku qe te pergjigjet në kohe, qe të udhezon, qe te pergatit per cfare vjen pas, qe te kontakton fizikisht qofte dhe 5 minuta në kembe dhe te largon panikun…

Per kete shkak mjeket e familjes duhet te ishin futur në loje qe në fillim, të ishin me te vleresuarit, sepse jane ndihma e pare e vertete për cdo qytetar të ketij vendi, pavarsisht statusit shoqeror qe gezon ai…Faleminderit doktor Bardhi dhe doktor Aureli…Nje faleminderit dhe nderim për te gjithe mjeket e familjes se ketij vendi të vogel, Ishallah sa me pak lodhje dhe sfilitje në betejen tuaj te perditshme me Covid19…