Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet për shtëpitë e reja në Laç.
Ai ka qenë i shoqëruar nga deputetja Lindita Nikolla, ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe kryetarja e Bashkisë së Laçit, Majlinda Cara.
Gjatë kohës që po ecnin në kantier, njëri nga punëtorët ia bën me shenjë kolegut që të vendosë maskën. Por mesa duket ai nuk e ka vënë ujin në zjarr dhe e ka vendosur maskën pasi u largua kryeministri Edi Rama.
Ndryshe nga herët e tjera që kritikonte punëtorët për mbajtjen e maskës, këtë herë Rama e anashkaloi duke vazhduar më tej inspektimet.