Diego Armando Maradona është ndarë nga jeta ditën e sotme. Një ditë e trishtë për të gjithë botën e sportit që ka humbur një legjendë të futbollit i cili la gjurmë në historinë e sportit më të ndjekur në botë.

Maradona pak kohë më parë ishte operuar në tru teksa duket se nuk ka mundur t’i rezistojë rekuperimit nga ndërhyrja.

Lajmi është bërë publik nga mediat argjentinase, që zbulojnë se Maradona ka humbur jetën në moshën 60-vjeçare.