I pyetur nëse do ta bëjë vaksinën kundër COVID-19 kur ajo të vijë në Shqipëri, kreu i PD-së Lulzim Basha ka pohuar,

ndonëse ka kërkuar përgjigje nga qeveria se përse nuk ka marrë ende masa për sigurimin e vaksinës. Basha tha se do të vaksinohet pa diskutim dhe se do të kërkojë vaksinimin e gjithë qytetarëve.

“Pyetja është ndryshe pse Shqipëria nuk ka marrë masa. Pa diskutim jo vetëm kaq, por publikisht do kërkoj që shqiptarët të vaksinohen.

Pse Shqipëria nuk ka marrë masa për vaksinimin. Kryeministri dhe në këtë rrafsh e ka lënë Shqipërinë të fundit në rajon për sigurimin e vaksinës”, deklaroi Basha.