Zemra mal/ Rrugët e Amerikës po mbushen me flamuj shqiptarë: Do të ndodhë një gjë shumë e bukur

Në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, Bay Parkway në New York ku jetojnë shumë shqiptarë, flamujt kuqezi me shqiponjën e zezë dykrenare, janë vendosur nga dy shqiparët Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj.

Nga Beqir Sina:

BROOKLYN, NYC –(21 nëntor, 2020): Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, për herë të pestë, në stolisjen e shtyllave të rrugëve me flamuj kuqezi.

Edhe këtë vit në Brooklyn, Flamujt kuq e zi me Shqiponjën e zezë dykrenare janë vendosur, me inisiativën dhe kontributin e dy Vuthjanve në Nju Jork, Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, dy anët e rrugës në bulevardin Bay Parkway, ku jetojnë shumë familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.

Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë, dekadën e fundit traditë në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, makinat e tyre, po edhe në disa prej rrugëve e shesheve ku shqiptarët banojnë me shumicë, Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, e më gjerë.

Kështu që lajmëtarët e festës së pavarësisë së Shqipërisë, Flamujt kuq e zi, me Shqiponjën me dy krena, janë kudo në qender të qyteteve të Nju Jorkut, me flamujt kuqë e zi.

Në Bronx, segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”, etj.

Në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, për të stolisure me flamurin kuq e zi, bulevardin e njohur Hylan Blvd. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit, klubet e tyre, kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...