Mund të duket e pabesueshme, por kjo që shihni në foto është shtëpia e Jezu Krishtit.

 

Gjatë gërmimeve nën një manastir në Nazaret të Izraelit, shkencëtarët kanë zbuluar një shtëpi me shkallë guri, një dhomë ruajtjeje, tarracë dhe oborr. Ndërsa rrënojat datojnë nga shekulli i parë.

 

Ken Dark, profesor i arkeologjisë dhe historisë në Universitetin Reading në Britaninë e Madhe mendon se kjo është shtëpia e Jozefit. Pasi ajo ishte identifikuar si e tillë që në shekullin e 19-të, por mbeti në harresë. Sipas Dark, kjo shtëpi ka qenë vend pelegrinazhi që në shekujt e parë pas vd ekjes së Krishtit.