Komiteti i Ekspertëve ka vendosur që të lejojë mbledhjen e Kuvendit gjatë ditës së enjte, edhe pse nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në një vend.

 

Duke marrë parasysh rëndësinë e Kuvendit, në kalimin e ligjeve apo vendimmarrje të tjera që nuk mund të bëhen online, Komiteti ka vendosur që të lejojë seancën e të enjtes, e cila do të mbahet nën zbatimin e rreptë të masave anticovid.