Gazetarja dhe aktivistja e njohur kosovare, Arta Avdiu, ka akuzuar policinë e Kosovës, se ata po i ndalojnë gratë dhe vajzat gjatë inspektimeve për respektim të masave anti-COVID,

për t’u marrë numrat e telefonit dhe jo se bëjnë shkelje. Denoncimi i saj ka ardhur përmes një postimi në Facebook. Ajo tregon se për këtë ka patur shumë raportime.

Gazetarja shkruan:

Një numër i madh i policëve në KS, janë tu e keqpërdorë detyrën zyrtare për përfitime s eksuale. Gratë dhe vajzat më shumë po i ndalojnë që të ua marrin nr e telit,

sesa që ato kanë bërë shkelje. Dhe ne momentin që ato nuk i përgjigjen, ata po i dë nojnë. Këtë po e deklarojnë plot gra edhe vajza!