Ademi: Vllaznia tani është ekip! Privatizimi? Vendosim të premten, 600 milion janë gati

Voltana Ademi, kryebashkiakja e Bashkisë Shkodër dhe njëkohësisht presidente e Vllaznisë, në një lidhje direkte me emisionin “Pressing” në ABC. Ajo foli në lidhje me situatën në klubin kuqeblu dhe ecurinë e deritanishme.

“Ka qenë një nga ndeshjet më të bukura që kam parë. Jam lumturuar më shumë nga tifozët. Dëshira do ishte të kishte tifozë në stadium, do të ishte plot. Jam i lumtur atë që ka ndodhur në shtëpitë e shkodranëve dhe në ndonjë bar. Këtë sezon ekipi ka bërë ndeshje të mira, kjo me Tiranën ishte shumë e bukur.

Kjo situata e pandemisë nuk e ka kufizuar futbollin, përkundrazi e ka penalizuar. Futbolli ka kuptim me tifozë. Jemi munduar ta mbështesim Vllazninë. Ka pasur tifozë jashtë stadiumit që mbështesnin ekipin. Pandemia ndikon te të gjitha klubet, edhe financiarisht. Uroj të hapen sa më shpejt dhe futbolli të marrë frymë”.

“Në momentin që flasim jemi në prag të një vendimmarrjeje të rëndësishme. Të premten kemi gati projektvendimin për nxjerrjen enë shitje. Kështu i hapet rruga konkurrimit. Nëse ndodh, në dhjetor hapim konkurrimin direkt për privatizimin. Nëse bashkohen fuqitë, impakti është më i madh, angazhohen më shumë njerëz dhe arrihen rezultate.

Jemi në një moment kyç. Ose të privatizohet shpejt klubi, ose të japim para për financimin e klubit. Duhen bërë të dyja në fakt, pasi procedura zgjat. Në janar kemi parashikuar 600 milion te vjetra për Vllazninë. Normalisht do shoqërohet procesi i shitjes. Duhet ta shoqërojmë me mbështetje. Edhe pas shitjes duhet ta mbështesim, pasi është e domosdoshme me infrastrukturën që kemi. Do i lëmë në dispozicion ato, fushat dhe stadiumit.

Herët të themi kush e fiton kampionatin. E dimë shumë mirë që shumë ndeshje. Jemi herët. E kam parë Vllazninë në vend të katërt në fazën e tretë dhe pastaj ka shkuar nga fundi. Duhet marrë çdo gjë hap pas hapi. Besoj te puna e stafit dhe ajo që bëjnë lojtarët. Ta shohim pas hapi. Ndryshe nga vitet e tjera shoh një ekip të vërtetë, ndihmojnë njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë. Normalisht është edhe emri, por duhet puna dhe serioziteti”. /abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...