U mbajt peng në mal i zhv eshur, gjendet nga familjarët 28-vjeçari shqiptar(Foto)

Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës, ditën e shtunë u raportua se ishte zhd ukur. Familjarët e tij kishin lajmëruar rastin në polici, ku edhe kishin kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit.

Dyshohet se Jetmir Rudi është rrë mbyer, pasi nga fotot e dërguara në redaksinë e TV Malisheva, 28-vjeçari shihet i lidhur dhe i shtrirë në tokë pothuajse i zhv eshur. Ai është gjetur nga familjarët e tij të dielën rreth orës 18:00.

28-vjeçari, për 25 orë nuk u bë i gjallë për familjarët, të cilët raportuan rastin në polici, ata në mëngjesin e kësaj të diele nisën kërkimet bashkë me policinë në zonat rreth fshatit Rud të Malishevës.

Pikërisht në këtë fshat ai u gjet, gjithnjë sipas familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore, por pak i shqetësuar.

Njëri nga të afërmit e tij ka treguar për “Klan Kosova” se ata dhe policët e kishin kërkuar në të njëjtën rrugë Jetmirin gjatë tërë ditës, por ai nuk ishte parë nga familjarët, prandaj dyshojnë se dikush e ka sjellë më vonë aty.

Ndërkohë zyrtarët policorë nuk kanë arritur akoma ta intervistojnë Jetmir Rudin për të mësuar nëse ai vërtetë është rrë mbyer dhe detajet tjera nga zhd ukja e tij. Aktualisht ai është duke u trajtuar në QKUK.

‘Çfar lidhje ke ti me sportin’? Alesia Bami u përgjigjet komenteve negative!

“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, ku tashmë ka nisur dhe sezonin e dytë me po të...

Tre vite kanë kaluar nga tërmeti 26 nëntorit/ Rrëqeth Luljeta Bozdo me rrëfimin

Shënohet 3 vjetori i tërmetit i 26 nëntorit:   Luljeta Bozdo në një intervistë në Ora News me gazetaren Siklajda Shorja u kthye pas në kohë...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME