Këngëtarja Aurela Gaçe ka humbur gjyshin e saj dhe nëpërmjet një statusi ajo ka shprehur dhimbjen e saj dhe të vajzave për largimin nga kjo jetë e të shtrenjtit të tyre.

Postimi i Aurelës

“Qofsh i parajsës gjyshi Xhimi. Vajzat e mia e kishin stërgjysh, por ashtu e thërrisnin, si e thërriste babai i tyre. Ikja jote na hidhëroi. Ike në një kohë si kjo, kur as në spital s’mundet as ta vizitosh.

Kur fëmija, gruaja, nipërit, as arrijnë të të thonë se të duan. Kjo është shumë e dhimbshme. Grace stërmbesa jote qau shumë për ty, se të njohu, shpenzoi kohë me ty e ndarja dhëmb”, shkruan Aurel krahas fotos ku shfaqet me gjyshërit e saj.