Simptomat kryesore qe njihen tashme boterisht janë temperatura dhe kolla e thatë. Simptoma të tjera janë humbja e nuhatjes dhe shijes. Ndërsa në rastet e rënda, vështirësia në frymëmarrje.

Por se fundmi, një studim i kërkuesve shkencorë të Hospital St. James dhe Trinity Translational Medicine Institute të Dublinit, thotë se lodhja fizike është simptoma më e qartë për të kuptuar nëse e keni kaluar sëmundjen.

Sipas këtij studimi, më shumë se gjysma e pacientëve që ishin vëzhguar, gati 52,3%, thanë se ndiheshin të lodhur gjatë gjithë kohës edhe pse 10 javë pas infektimit, e cila eshte periudhë ku supozohet që të ishin rekuperuar.

Shkencëtarët irlandezë shtojnë gjithashtu se lodhja shfaqej në të dyja rastet: edhe kur kishte simptoma të lehta, por edhe kur ato ishin të rënda.