E vetme pa konkurrentë përballë, Monika Kryemadhi rizgjidhet në krye të LSI-së

Përfundon numërimi i votave, Monika Kryemadhi zgjidhet në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i LSI, në një deklaratë për media bëri me dije se nga 44.413 vota, 42.807 votuan pro, 1,302 votuan kundër, ndërsa 304 vota ishin të pavlefshme.

Kryemadhi e mori drejtimin e LSI-së pasi bashkëshorti i saj Ilir Meta, u votua nga Parlamenti si President i Republikës. Kryemadhi nuk pati konkurrentë në zgjedhjet për kryetarin, ndërsa numërimi vijon për votat e delegatëve.

NJOFTIMI I KQZ TË LSI:

Mirdita të gjithëve!

Jemi sot përpara jush për të shpallur rezultatin e votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ju bëjmë me dije, se për shkak të ndalimit të qarkullimit prej 22:00-06:00 materialet zgjedhore për disa qendra votimi jashtë qarkut të Tiranës janë dorëzuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë paradites së sotme.

Bazuar në tabelat përmbledhëse të rezultateve, konfirmojmë se ka përfunduar procesi i numërimit të fletëve të votimit për kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Nga rezultatet e administruara kanë votuar 44.413 anëtarë nga të cilët 42.807 votuan pro kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, zonjën Monika Kryemadhi.

1302 zgjedhës votuan kundër dhe 304 vota rezultuan të pavlefshme.

Bazuar në rezultatet e mësipërme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall kryetare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhin.

Vijon ende procesi i numërimit të votave për delegatët e Konventës Kombëtare, rezultati i cilit do të shpallet menjëherë pasi KQZ të njihet me tabelat përmbledhëse të rezultatit për çdo qendër votimi.

Një falenderim i veçantë i shkon anëtarëve të komisioneve të qendrave të votimit për menaxhimin e një procesi në përputhe me rregulloren, urdhrat dhe udhëzimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Inkurajojmë grupet e numërimit për të nxjerrë sa më shpejt rezultatin për ekipin fitues të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...