Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë konfirmuar 737 raste të reja me koronavirus, nga 2,470 testime të kryera.

Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të shifrave ndërsa totali i të infektuarve në vend shkon në 32, 196

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

396 raste në Tiranë, 54 raste në Fier, 45 raste në Kavajë, 34 raste në Elbasan, 32 raste në Durrës,

31 raste në Korçë, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Vlorë, 17 raste në Pogradec, 16 raste në Librazhd, 10 raste në Kukës, 9 raste në Kuçovë, 6 raste në Tepelenë, Malësi e Madhe,

4 raste në Berat, Mallakastër, Gjirokastër, Përmet, Sarandë, 3 raste në Kurbin, Delvinë, Peqin,

2 raste në Pukë, 1 rast në Shkodër dhe Skrapar.