“Je qelbësirë”, plas debati në studio, i ftuari i drejtohet keq Arian Çanit

I ftuar në emisionin e Arian Çanit në “Zonë e Lirë” mbrëmjen e kaluar ishte Agron Dalipaj.

Ky i fundit ka hedhur disa akuza për gjuhën shqipe ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Studimeve Albanologjike. Nuk mungoi as një fyerje në drejtim të vetë gazetarit, të cilin e quajti ”qelbësirë”.

“Më thanë miqtë mos shko tek Çani se ai bën lloj lloj sharjesh. Kjo është hera e tretë që vij këtu. Por unë mendoj se ti je personazh interesant në botën e gazetarisë shqiptare dhe je shumë qe lbësirë”, u shpreh Dalipaj, i cili po ankohej për minutazhin që kishte në dispozicion në emision.

“Mund të jesh i pakënaqur me mua, mund të më shash edhe pse është hera e tretë që vjen në studio. Ke 20 vjet që ke inat me Akademinë e Shkencave, që kur ke ardhur para 5 vjetësh te unë, të kam thënë që t’i bësh denoncime meqë the që ke fakte, dokumente.

S’ke bërë asgjë, e bën për show. Ti bën tënden, tjetër gjë që drejtësia mund të mos e marri parasysh. Nuk ka mundësi që të gjithë njerëzit ta kenë gabim dhe ti ta kesh mirë”, i tha Çani.

“Kjo punë ka ngjallur interes kombëtar, puna e gjuhës. Kam dokumenta që janë anti-shqiptare, do t’i çoj në Prokurori”, tha Dalipaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...