Gazetari Arian Çani ka treguar në “Zonë e Lirë” se ka qenë një ditë më parë tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”, ku atje nuk ka më vend për të shtruar pacientët e infektuar me koronavirus.

Sipas Çanit mjekët kërkojnë që të mos shkojnë më pacientë pasi nuk kanë ku i vendosin.

“Dje isha tek Senatoriumi, nuk dola nga makina. Më thanë nuk ka vende dhe një pjesë e madhe e të sëmurëve ishin futur tek urgjenca dhe të tjerët prisnin në ambulanca. Kishte ambulanca të tjera që refuzoheshin, dje ka qenë skandal.

Mjeku kishte thënë ‘stop, mos më sillni më pacientë se nuk kam ku i fus’.

‘Nuk ka nevojë për dëshmitarë, isha vet. Rama ka vendosur dhe tha s’ka më karantinë, apo do ta mbylli? Se thonë që në 15 dhjetor do mbyllemi prapë”, tha Arian Çani.