Sali Berishën e pyesin për sekretin e tij të madh/ Ja si shprehet legjenda e PD-së

290

Ish-kryeministri Berisha nuk zbuloi se ku do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit pavarësisht insistimit të gazetares Juli Xhokaxhi në intervistën e tij në ABC.

 

 

Ai tha se kjo është “top se kret” dhe se vendimin final do ta marrë kryesia e Partisë Demokratike. Më tej, ish-kryeministri tha se nuk ka asnjë vendim në lidhje me qarkun ku ai do të kandidojë.

 

“Nuk ka njeri që të ketë më pak sekrete se unë, por kjo është top sekret. Në fakt nuk ka asnjë vendim. Kjo do të shpallet kur të merret vendimi nga kryesia e Partisë Demokratike“, tha Berisha.

 

Gazetarja Juli Xhokaxhi u shpreh se kishte zëra që do flisnin në lidhje me një kandidim të mundshëm të tij në qarkun e Shkodrës për të mbledhur të pakënaqurit nga largimi i Jozefina Topallit, por ish-kryeministri tha se kishte dhënë dorëheqjen tashmë nga drejtimi i PD dhe se tashmë priste vendimin e kryesisë duke theksuar se do të mbetej deri në fund mbështetës i kësaj partie.

Lexo edhe:   Ujësjellësi i ri në Vaun e Dejës, Kryeministri Rama “thumbon” opozitën: Kanë marrë më shumë vota se sa i çuan litra ujë në rubinet