E TRISHTË/ Ndahet nga jeta doktori shqiptar, i shërbeu komunitetit për vite me radhë

223

Ditën e sotme është ndarë nga jeta doktori lushnjar Eduart Dhamo, i cili për vite me radhë i shërbeu me profesionalizëm e përkushtim banorëve të fiersheganit.

 

Lajmi është bërë i ditur nga Njësia vendore e Kujdesit shëndetësor Lushnje, që me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehen se dr. Dhamo ishte një mjek model.

 

 

“Dr. Eduart Dhamo ishte mjeku që me profesionalizëm e përkushtim i shërbeu komunitetit të banorëve të Fiersheganit për vite e vite me rradhë, si mjek i devotshem.

 

Të trishtuar nga kjo humbje e madhe për të gjithë ne. Do na mungojë shumë energjia e pashtershme dhe shpirti i sakrificës të një mjeku model, qytetari të mirë dhe të zotë ne profesionin e tij.

 

U prehsh në paqe dr. Edi”, shkruan NJKSHV Lushnje./newsbo mb