E shpallën të vdekur në rrjete sociale, ‘bëhet i gjallë’ reperi Gold AG: Asaj rruge jemi të gjithë, por…

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, së fundmi është përballur me diçka jo fort të këndshme. Atë dikush përmes rrjeteve sociale e shpalli të vdekur dhe me këtë rast nuk mungoi një reagim i reperit shqiptar.

 

Ai thekson se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por që është shëndoshë e mirë.

 

“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me llogari të rreme kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë”.

 

“Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen por jetofshi gjatë e Zoti ju udhëzoftë pa dallim”, ka shkruar ai në një postim të ndarë në InstaStory.

 

Arian Agushi (emri i vërtetë) deri në fund të nëntorit ka paralajmëruar edhe tri projekte të reja muzikore.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...