Ciklon i fuqishëm afër Italisë, a do të shtrihet edhe në Shqipëri? Vjen paralajmërimi nga meteorologët: Fundjava me mundësi për reshje shiu dhe bore!

Nga e mërkura na pret mot me vranësira, intervale kohore diellore, me mëngjese të ftohta, me mundësi për mjegull dhe ngrica të dobëta. Temperaturat ditore do të vijojnë nga 8 deri në 14 gradë Celsius.

 

Për fundjavë gjendja është shumë interesante sepse afër Italisë do të kemi krijimin e një cikloni të fuqishëm dhe dilema e madhe është nëse ky ciklon do të shtrihet edhe në territoret tona.

 

Gjatë fundjavës do të kemi depërtimin e parë pak më serioz të masave ajrore të ftohta polare mbi rajonin tonë me ulje të temperaturave dhe erëra të ftohta veriore dhe verilindore, por se a do përcillet ky i ftohtë me reshje dëbore apo jo ende është një enigmë e madhe. Nëse shohim modelin amerikan GFS gjatë fundjavës na pret një dimër i vërtetë, por nëse shohim modelin evropian ECMWF na presin vetëm disa ‘fije’ sporadike bore.

 

Një është e sigurte se për fundjavë do të kemi depërtimin e parë të masave ajrore të ftohta me origjinë polare./Meteoballkan

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...