Që baballarët lënë kokën për vajzat e dinim, por ky urim i Gent Zenelaj i dha tjetër kuptim kësaj gjëje

155

Aktori i njohur i humorit dhe modeatori Gentian Zenelaj, është baba i dy fëmijëve, një djali të quajtur Daniel dhe një vajze që quhet Aria, e cila është kthyer në personazhin kryesor në llogarinë e Gentit në Instagram dhe videot e shumta baba e bijë tregojnë lidhjen e ngushtë dhe perfekte që ata kanë me njëri-tjetrin.

- PUBLICITET -

 

Ditën e sotme ajo feston datëlindjen e pest dhe Genti është kujdesur që t’i bëjë një urim vërtetë special. Bashkangjitur me një video të së bijës duke luajtur, Genti e uron duke llogaritur të gjithë kohën e bekuar që ka kaluar me të dhe kohën që mezi kalonte kur nuk e ka pasur pranë, duke e nisur nga ditët e duke e përfunduar te qindra milionë sekondat.

 

“Në këto 1825 ditë që je në jetën time kam shijuar çdo njërën nga 43.800 orët që fati mi dha…Kur stë kisha pranë më është dukur orë çdo njëri nga 2,628,000 minutat..Je në zemrën time në çdo njërin prej 157,680,000 sokondave dhe në vazhdim… Gëzuar 5 vjetorin zemra ime“-shkruan ai.

- PUBLICITET -