“Kush e bëri këtë?” Luana Vjollcës ia shkatërrojnë Ferrarin gjatë xhirimeve

Ndërkohë që të gjithë shijuan të dielën e pushimit ditën e djeshme, Luana Vjollca ishte sërish në punë.

Moderatorja e njohur ka treguar se dje ka qenë në xhirime për një projekt të ri, të cilin nuk ka dashur ta zbulojë. Nuk dihet nëse ajo po punon për ndonjë reklamë apo këngë të re, por me siguri duhet të jetë kjo e fundit përderisa para pak ditësh paralajmëroi se po përgatiste projekte muzikore.

Luana ka publikuar pamje të ndryshme gjatë punës bashkë me ekipin e saj dhe foton brenda një “Ferrari”.

Mirëpo gjatë xhirimeve asaj i ka ndodhur një incident i papritur, që duket se i ka prishur gjithë mbrëmjen. Moderatorja ka treguar në një foto se një person ka shkatërruar gjithë pjesën përpara “Ferrari”-t duke i thyer xhamin.

“U qyqa kush e bëri këtë?!”, ka shkruar Luana përkrah fotos, duke mos e kuptuar për çfarë arsye mund ta kenë bërë këtë gjë dhe kush është autori.

Nuk dihet nëse makina në fjalë është në pronësi të moderatores, mirëpo është e sigurt që ajo e ka përdorur gjatë xhirimeve. Se çfarë do të ndodhë më tej me këtë ngjarje pritet të shohim dhe ndoshta do jetë vetë Luana që do të ndajë të tjera detaje me fansat e saj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...