Këngëtarja e njohur i kthehet keq Arian Çanit: Mos më provoko, turp të kesh…

164

Romina Aliaj, këngëtarja e muzikës popullore qytetare ka qenë e ftuar këtë të premte në “Zonë e Lirë”, Tv Klan me Arian Çanin.

Romina Aliaj: Nuk ka shance një herë, jam raciste, këngë serbe dhe greke nuk këndoj kurrë.

Arian Çani: Greke do këndosh.

Romina Aliaj: Jo kurrë, mos më provoko tani.

Arian Çani: Mos i shaj grekët se nuk të ftoj më.

Romina Aliaj: Mos më fto.

Arian Çani: Zër be!

Romina Aliaj: Po të betohem, nuk i dua, si mund t’i dua?

Arian Çani: Mir serbët se kanë bërë luftë dhe kanë vrarë kosovarët, po me grekët pse?

Romina Aliaj: Nuk është normale, tani Çani të lutem.

Arian Çani: Humbet publikun.

Romina Aliaj: Nuk bëj gjëra për publikun unë. Nuk di greqisht dhe as dua të dëgjoj.

Arian Çani: Turp të kesh.

Romina Aliaj: Turp të kesh ti.

Pas këtij debati, Arian Çani anashkaloi këtë temë dhe vazhdoi intervistën me Rominën. /tvklan.al