Flet për herë të parë Blerta Josifi: E mbajtëm motrën pa jetë në shtëpi një vit e ca, nëna nuk donte të…

Pas më shumë se 4 muajsh pas ngjarjes së rëndë që shokoi mbarë opinionin publik, Blerta Josifi, rrëfeu në “Shqipëria Live” në Top Channel t ra gjedinë e madhe, ku humbën jetën nëna dhe motra e saj, Zhaneta dhe Anisa.

 

 

Në intervistën për “Shqipëria Live”, Blerta ka rrëfyer se nuk kanë treguar se Anisa kishte ndërruar jetë pasi kishin fr ikë se do faj ësonin atë dhe nënën e saj.

 

Blerta Josifi: Nuk është e vërtetë që na tërhoqi mamaja, unë dhe Anisa e benim në mënyrë autodidakte, në fillim menduam ta bënim vetëm për pak kohë. Ne lexonim shumë.

 

Unë u izolova e para, por jo aq drastike sa Anisa, Anisa e nisi shumë drastikisht. Gjërat ndodhën dhe s’di ta shpjegoj , kam pyetje dhe vetë që s’di t’i shpjegoj.

 

Kujtojmë se më datë 2 korrik, në një banesë në zonën e Kombinatit u gjetën të pajeta nënë e bijë, Anisa dhe Zhaneta Josifi, ndërsa e mbijetuara e vetme ishte vajza tjetër Blerta Josifi. Ndërsa Zhaneta Josifi kishte ndërruar jetë nga mosushqyerja vetëm 2 ditë para se të zbulohej tr agj edia.

 

Nëna dhe motra u vetëflijuan, pse Blerta Josifi rrezikon burgun – Gazeta Express

TE TJERA