Dëborë dhe acar gjatë mesjavës, troket dimri në Shqipëri

Dimri ka ardhur tashmë në Shqipëri, me shira, temperatura të ulta si edhe reshje dëborë tashmë në zona të ndryshme të vendit.

 

Adiola Bani nga Meteoalb theksoi se gjatë mesjavës do të ketë reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të vendit, ndërsa në zonat malore mbi 1 500 metra do të vërehen edhe reshje dëbore.

 

“Dita e sotme ka nisur me vranësira dhe do të vijojë gjatë gjithë ditës kështu. Vetëm orët e paditës do të ketë shira në skajin verior dhe jug-perëndim të territorit. Të martën dhe të mërkurën do të ketë prezëncë të shtuar të reshjeve në territorin shqiptar.

 

Gjatë natës së ditës së mërkurë do të kemi reshje dëborë në zonat malore në lartësinë mbi 1 500 metra mbi nivelin e detit“, tha ajo duke shtuar se kjo është dita e fundit që do të kemi temperatura relativisht të larta, pasi gjatë të premtes, temperaturat minimale do të zbresin nën zero.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...