Zhdukja e 19-vjeçares shqiptare/ Mesazhi misterioz që i erdhi vëllait

Pas gati një muaj ende nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja shqiptare e zhdukur në Greqi, Artemis Vasili.

Mediat lokale kanë zbuluar detaje të reja që kanë rritur shqetësimin te familja Vasili.

Teksa policia po heton rrjetet e saj sociale, rezulton se me 8 dhe 9 Nëntor, email-i dhe fjalëkalimet e saj janë përdorur nga një person i panjohur.

Ndërkohë të vëllait i ka mbërritur një mesazh misterioz.

Detajet janë zbuluar nga avokati i familjes Anastasios Dougas, i cili tha se policia ka nisur hetimet por nuk dha më shumë detaje pasi nuk lejohet që të dalë informacioni.

Kujtojmë se mesditën e 1 nëntorit, Artemis Vasilis mori një telefonatë anonime ku i thonin se Artemis Vasili po mbahej peng nga disa të huaj në një apartament në Monastiraki.

Policia po heton edhe në këtë pistë, ndërkohë që dyshimet më të mëdha janë tek ish-i dashuri i saj 24 vjeçar.

Para disa javësh, emisioni “Dritë në tunel” kontaktoi me djalin, me të cilin Artemis kishte folur në Facebook dhe tashmë jetojnë në të njëjtin qytet.

Ai zbuloi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me 19-vjeçaren kohët e fundit dhe nuk kishte asnjë të dhënë për ti treguar autoriteteve se ku të zhvillonin kërkimet.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...