“Pa Reformë në Drejtësi ky vend do të shkatërrohet”/ Thirrja e fortë e Gjergj Lucës: I gjithë populli të çohet peshë

Gjergj Luca, biznesmeni dhe pronari i kompania më e madhe në vend për përpunimin dhe eksport-importin e Peshkut, “Rozafës” ka shpërhyer keq ndaj politikanëve, sa i përket Reformës në Drejtësi.

 

Një shpërthim që soji ynë i politikanëve duhet ta dëgjojnë 3 herë pa ndalim, me laps e letër dhe të mbajnë shënime pasi të vertetat duhen thënë me zë të lartë. Sipas Lucës pa Reformë në Drejtësi ky vend dhe kombi shqiptar do të shkatrrohet totalisht ndaj i gjithë populli duhet të çohet peshë për të bërë atë. Luca është ndalur dhe tek rasti i Jozefina Topallit të cilës ju vërsulën të gjithë analistët, pasi krijoi lëvizjen e saj politike.

 

Ai është shprehur se Topalli është ndër të paktat në Partinë Demokratike që i ka rrënjët e djatha. Është familje model, për atë që ka bërë për Shkodrën. “Ngrihet një njëri, ngrihet një parti dhe vjen në pushtet në emër të korrupsionit për ta luftuar dhe në emër të korrupsionit bën kri me.

 

Para disa viteve dhe një nga ata njerëz jam edhe unë që më kanë vjedhur jetën, më kanë mbyllur komplet të gjitha aktivitetet në emër të luftës kundër korrupsionit. Këta gjykatës që kanë krijuar këtë njerëz që e mbajnë vetën për demokrat, kanë dalë nga gjykatat, duke u tallë dhe çakejt dhe qent e vet, i kanë prit tek dera si heronjë.

 

Dhe çfarë kanë përligj këta, nëpërmjet prokurorëve dhe gykatësve të kësaj kohe: Kanë përligj vjedhjen, ligjin, moralitetin, maskarallëkun, kanë përligj për të shkatërruar çdo element dhe çdo qelizë që ky popull do të krijojë. Të gjithë turren kundër një njeriu që thotë përditë, Reforma në Drejtësi, Reforma në Drejtësi..! Çfarë kanë bërë për mua që punoj dhe jam në puën time! Si si vjen zor! A kam stomak politik unë për të përtyp që këta tallen me ermin e familjes time!

 

Atherë si ka mundësi që këtë njerëz çohen të gjithë si qen, kundër një njeriu që do të bëjë Rerormën në Drejtësi dhe po i them të gjiythëve dhe të gjithë ta kenë parasysh. Pa Reformë në Drejtësi nuk ka Shqipëri! Pa Reformë në Drejtësi ky vend dhe kombi shqiptar do të shkatrrohet totalisht. Pa këta llumra që rrejnë, që bëjnë aleanca të ndryra për të ardhë dhe për të thënë jemi demokrat, me kë tallen këta! Me kë tallen!

 

Del Jozefina Topalli, turp i madh, i turren të gjithë analistët dhe të gjithë qent, të vetmes që unë gjykoj është në të paktën në Partinë Demokratike që i ka rrënjët e djatha. Është familje model, për atë që ka bërë për Shkodrën.

 

E këta i turren, kanë shfrytëzu Pjetër Arbnorin. Ku janë të djathtët! Ku janë të dënuarit politik! Çfarë i kanë dhënë! Ku janë njerëzit që i kanë vjedh ëndrrat! E tani me paturpësinë më të madhe vjellin vrerë, duan ti fusin të gjithë në gropën e vet dhe duan të tërheqin brenda në grup edhe këtë popull.

 

Këta janë turpe! Ti vijë zor! Meqenëse nuk e kanë kuptuar këtë se çfarë thotë kjo (karikatuarat), unë i kam bërë një tjetër, më aktuale që ta shohin veten e vet tek kjo muralja tjetër dhe të kenë mundësi që tek kjo muralja tjetër ta gjejnë veten e vet dhe po nuk e kuptuan do fillojnë të lefin prap për mua, kam dhe dy faqe muri tjetër, dhe ata faqet e murit tjetër i kam bosh do vazhdoj që ti plotësoj, mundësisht me gjëra që këta të kuptojnë.

 

Nëse ju doni ta bëni këtë vend, dhe unë atij burri i besoj se është idealist. Në rast se nuk bën Reformën në Drejtësi edhe këtij rruga e mbarë i qoftë se ky vend s’ka për tu bërë kurrë nëse nuk bëhet Reforma në Drejtësi dhe gjithë ky popull duhet të çohet peshë për të bërë atë Reformë”, është shprehur Luca.

TE TJERA