Është ngjyra e dashurisë!/ “Çmendet” Kryemadhi: Do të mbaj maskë të kuqe të …

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim me të rinj dhe të reja të LRI-së në Shkodër.

 

Megjithëse më parë ajo ishte shprehur kundër mbajtjes së maskës, kryetarja e LSI-së, duket se është bindur ashtu si dhe Meta.

 

Kryemadhi tha se do i pëlqente të mbante maskë, por të kuqe me logo të LSI-së.

 

Sipas saj një maskë e tillë do tërbonte Ramën

 

“Kjo maskë nuk të mbron nga pandemia, por mbulon dhimbjne që ka pushtuar këtë vend. Unë do ta mbaja me kënaqësi maskën me LSI me ngjyrën e kuqe.

 

Edi Ramës nuk i pëlqen ngjyra e kuqe, nuk i pëlqen ngjyra e amurit. Edi Rama ndryshoi edhe ngjyrën amurit të PS-së, nga e kuqe në mavi. Mua më pëlqen ngjyra e kuqe sepse është ngjyra e dashurisë është ngjyra e trëndalave dhe në Shkodër janë në çdo oborr shkodran. Edi Rama e shkatërroi PS-në dhe e ktheu partinë në një sekt”, tha ajo.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...