Mihrije Braha sikur nuk e keni parë…duke çarë dru! Opinionisti: Edhe qimet i heq me sëpatë

137

Emisioni “E Ardhmja Është Vajzë” që nisi rrugëtimin mbrëmjen e sonte në orën 21:00 në “ABC” kishte disa të ftuar të dashur për publikun, mes të cilëve ishte këngëtarja e njohur Mihrije Braha. Në program nuk munguan sfidat mes të ftuarve.

Interesante ishte të shikojë këngëtaren e njohur as më pak dhe as më shumë, por duke çarë dru. Sfida nën krahët e saj të fortë dhe delikatë shkaktoi humor në studio mes opinionistëve Enton Abilekaj dhe Erion Kristo.

Duke komentuar mënyrën si po e vërtiste sëpatën, Erion Kristo bëri një batutë “po thosha që Mihrija i heq qimet e vogla te vetullat me sëpatë, po e menaxhonte sëpatën si vikinge”