“Mos e përdorni…në kushte shtëpie nuk duhet”. Mjeku ngre al.armin, lëshon thirrjen e fortë

275

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka deklaruar për ABC news se në Tiranë ka transmetim komunitar të virusit Covid-19.

PUBLICITET

“Tirana është qartësisht transmetim komunitar. Përpara shkollave ka grumbullime, kur kalojmë para një gjimnazi jashtë mund të jenë 200 vetë duke ndenjur bashkë.

Distanca dhe evitimi i grumbullimeve është absolutisht kyçe. Çdo gjë tjetër vjen në rend të dytë apo të tretë, sepse ajo që vëmë re janë pothuajse gjysma e rasteve janë infektime familjare.

Ndërkohë që jashtë shikojmë situata nga më të ndryshme, grumbullime të panevojshme, situata si përdorimi i autobusit pa maskë, ka gjithashtu vende punë të cilat janë të papërshtatshme për këtë situatë”, u shpreh Alimehmeti.

Ndërkohë, mjeku pneumolog Arjan Mezini u bëri apel qytetarëve që të mos përdorin antibiotikë pasi covid-19 është virozë dhe nuk ka mjeki.

“Doja t’ju bëja thirrje qytetarëve se kjo është një virozë dhe si çdoo virozë duhet të kuptojmë se nuk ka mjekim. Doja të bëja thirrje që antibiotikë të mos përdorin sepse nuk ka asnjë lloj ndikimi. Kjo nuk është temperaturë bakteriale por virale dhe antibiotiku nuk ka asnjë lloj efekti.

Duhet të përdoret vetëm në spital, në bazë të një ekzaminimi që bëhet çdo ditë që vë në pak riskun për të kaluar në një infeksion bakterial. Në kushte shtëpie nuk duhet të përdoret”, tha mjeku.

PUBLICITET