“E prisnim të kthehej sot”, rrëfimi tronditës i Irenës dhe 3 fëmijëve të minatorit që ndërroi jetë

“Galeritë janë miniera që punojnë burrat. Ndoshta kur je brenda ajo shembet dhe të zë poshtë. Më ka marrë malli për babin. Unë do doja t’i thoja që e dua shumë dhe që do të mësoj shumë në shkollë…”

Kështu e nis Flori rrëfimin e tij. Ai është djali i Rexhep Rushitit, 33-vjeçari i cili pak ditë më parë humbi jetën në një galeri kromi të mbyllur. Pas një pritje 3-javore, Flori mendonte se do të takonte babain në 31 Tetor, por, atë ditë ne xhiruam këtë histori.

“Po sot vinte, sot do vinte te kalamajtë… nuk ka qenë e shkruar, çfarë të bëjmë. Ai shkoi për të punuar, për fëmijët. Në këtë zonë këtë rast ne nuk e prisnim. M’i ka lënë mua kalamajtë. Fati im kështu ishte”, rrëfen Irena, bashkëshortja mes lotëve.

Gjatë verës Rexhepi punonte duke mbledhur bimë medicinale në mal. Ai kishte pësuar disa aksidente në miniera dhe e njihte rrezikshmërinë e tyre. Pak muaj më parë ai mori 800 mijë lekë borxh me të cilat bleu një kalë për të punuar, por kali ngordhi pak kohë pasi e morën dhe Rexhepi u detyrua t’i kthehej punës në galeri për të shlyer borxhin dhe për të mbajtur familjen.

“Kishte shkuar për të punuar, por se çfarë do të ndodhte unë nuk e dija… mi la muaj fëmijët, unë nuk di çfarë të bëj tani. Pa punë, pa gjë, dritat pa paguar, uji duhet paguar… shtëpinë siç e patë vetë copë-copë. Ku të përplasem, këto thonë o ma çfarë ka për të ngrënë”.

Irena është 29-vjeçe, e sot ajo gjendet krejt e vetme në rritjen e 3 fëmijëve të mitur të mbetur jetimë. Vuan nga disa probleme me shikimin, por asnjëherë nuk është vizituar. Dikur Irena mblidhte krom së bashku me fëmijët, derisa miniera u privatizua. Tani ajo është në kërkim të një pune.

Familja Rushiti merr vetëm një ndihmë ekonomike prej 57 mijë lekësh dhe është e zhytur në borxhe. Kushtet ku Irena dhe fëmijët jetojnë janë të mjerueshme. Sot ata bëjnë apel për ndihmë. Kanë nevojë për gjithçka. Për mbështetje, për të mira materiale për të kaluar dimrin, për një shtëpi me kushte më njerëzore.

Bamirësia nuk të varfëron!

https://youtu.be/JZYd7cqrA1w?list=UUdpetgLrlaYQvS-K_XFjfRg

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...