A ka blerë vilë luksoze? Elvis Naçi tregon te vërtetën

Imami Elvis Naçi ka reaguar pas akuzave të shumta që janë bërë së fundmi ndaj tij, se ka blerë një vilë luksoze, ku po jeton aktualisht me familjen e tij.

Naçi tha se është një person shumë i durueshëm dhe theksoi se çdo shpifje do i përgjigjet me punë dhe vepra të mira. Imami nuk ka kursyer edhe përgjigjet ndaj gazetarit Elio Laze i cili ka publikuar disa shkrime me akuza të forta ndaj imamit. Naçi e ka quajtur Lazen nje pseudogazetar dhe shpifës.

“Kam parë një person që i shkruan një pseudogazetari i quajtur Elio Laze i cili mund të ketë shkruajtur mbi 20 artikuj dhe ka thën këtë përrallat për mua.

Ky qytetar i dërgon mesazh dhe i thotë ti që ke shkruar për transparencën dhe unë do të dërgoj inforamcion të plotë jo për elvis Naçin, por për një tjetër fondacion. Dhe ja dërgon një makinë që e kishte blerë ky fondacion 68 milionë lekë të të vjetra dhe një shtëpi që shitet 850 mijë euro.

Ky pseudogazetar i ka thënë brenda javës do i nxjerr dhe pastaj i ka thënë që është mik me këtë personin që ka këtë fondacdion dhe nuk i ka nxjerrë.

Ajo që mund të them është që ky person që bën këto shkrime unë e kam ditur që është muhabet kot por ja ka shkrepur dhe ka shkruar. Kur e lexova që i kanë shkuar informacione për fondacione të tjera e nuk i nxjerr, kjo pastaj e bën situatë të rëndë. Ajo që shikoj është që po ta shohesh në raport me shkrimet që janë bërë ndaj meje, këta janë një grup manjakësh.

Kur për një person ti shpif dhe je manjak dhe informacionet e argumentete për një fondacion tjetër i fshin dhe i zhduk kjo s ka ku të mbajë më , kjo është një zullum i hapur”, u shpreh Naçi.

Më tej ai thekson se gjëja më e rëndomë q ëka hasur ai është se tashmë përballë shtëpisë ku ai jeton, rrinë njerëz duke përzgjuar.

Gjëja më e rëndomë dhe më manjake që kam hasur është që rrinë përballë kësaj shtëpie duke përgjuar çfarë bëj unë në shtëpi, pasi i ka nxjerrë fotot Elio Laze.

Bashkëshortja ime rri me shami e ti rri si spiun aty, kjo është e trupshme” ,tha më tej Naçi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...