E pikëlluar për ndarjen nga jeta të Koço Devoles, Rudina Magjistai kujton herën e parë kur doli në skenë me aktorin: Isha 15-vjeç, ma bëri gjithçka më të thjeshtë

129

Moderatorja Rudina Magjistari ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur të humorit Koço Devole.

- PUBLICITET -

Në një shënim në mediat sociale aktorja ka kujtuar herën e parë kur ka dalë në skenë dhe për fatin e saj krah Magjistarit ka qenë aktori Koço Devole.

Ajo shkruan se ishte 15 vjeçe dhe aktori ia bëri gjithçka më të thjeshtë dhe i la një kujtim të bukur në prezanrimin e saj të parë në botën e televizionit.

“E Ishte dalja ime e pare ne TV, mbremja festive e 31 dhjetorit, fillimi i viteve ‘90, ne te vetmin kanal televiziv, qe ekzistonte ne ato vite. Isha prezantuesja e re 15 vjeçare e ndoshta mund ti imagjinoni emocionet turbulluese qe ndjeja.

Por pata fatin dhe privilegjin te kisha ne krah si partner nje nga aktoret me te mire te humorit, me shume pervoje e ne kulmin absolut te tij ne ato vite, artistin Koço Devole, mjeshtrin elegant te humorit, i cili ma beri gjithçka me te thjeshte, nje kujtim te bukur ne prezantimin tim te pare me boten e televizionit.

I trishte lajmi sot per ndarjen e tij nga jeta. Do te na mungosh, mjeshter! Shpirti yt u prehte ne paqe!”- shkruan Magjistari.

- PUBLICITET -