Dokumenti/ ‘Dorëzohet’ Voltana Ademi, firmos rihapjen e kopshtit

Mbyllja e parashkollorit në shkollën “Ndoc Mazi” nxori prindërit në protestë, përballë të cilëve kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi u ‘dorëzua’ dhe firmosi rihapjen e kësaj klase.

Gjatë dy ditëve protesta prindërit që kishin fëmijët në atë klasë parashkollore janë shprehur për mediat se nuk kishin asnjë sqarim nga Bashkia e Shkodrës dhe drejtoria Arsimore për mbylljen e klasës në mes të vitit shkollor dhe se nuk kishin mundësi që fëmijët t’i dërgonin në kopsht privat.

Protestat e drejta të prindërve kanë çuar kryetaren e Bashkisë që të firmosë për ditë të dielë urdhrin për hapjen e klasës së parashkollorit në shkollën ‘Ndoc Mazi’.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img